Atletiko pazar te PSG-ja, francezët kërkojnë 50 milionë euro!

Atletiko Madrid është ekipi më i dëmtuar nga fillimi i merkatos, pasi nga “Los Colchoneros” kanë zyrtarizuar largimin disa lojtarë kryesorë. Për këtë arsye, drejtuesit madrilenë kanë nisur të mendojnë për të përforcuar skuadrën me blerje cilësore.

Emri i parë në listë është Edinson Kavani dhe kontaktet me uruguajanin kanë nisur prej kohësh, me këtë të fundit që e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Parisi. Gjithsesi, i këtij mendimi nuk janë drejtuesit francezë, të cilët kërkojnë të paktën 50 milionë euro për ta lënë të lirë.

Shifra është relativisht shumë e lartë, pasi duhet të kujtojmë që Kavani është në moshën 32-vjeçare tashmë. Kontrata aktuale e Kavanit me PSG-në përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online