Zhoze Murinjo pësoi një tjetër humbje, teksa Mançester Junajtid u mund në “Old Trafford” nga Juventusi me rezultatin 0-1. Tekniku portugez u duk i dorëzuar në konferencën pas takimit, ku tha se për të pasur sukses duhet që klubi i tij të investojë shumë të mëdha për të afruar lojtarë cilësorë.
“Rruga e vetme për t’u përmirësuar është që të afrojmë në skuadër lojtarë që bëjnë diferencën dhe për këtë duhen bërë investime të fuqishme. Sigurisht, e di që nuk është e lehtë. Për momentin më duhet të improvizoj me ato lojtarë që kam”, tha 55-vjeçari.
Murinjo ndodhet në sezonin e tij të tretë në krye të “djajve të kuq”, periudhë në të cilën në klub janë shpenzuar 400 milionë Euro për të përforcuar skuadrën me lojtarë cilësorë, ku blerjet më të dalluara janë ato të Pol Pogbas (120 milionë Euro) dhe Romelu Lukakut (96 milionë Euro).