Kazakët bëjnë ligjin në Shkodër, Vllaznia mundet thellë

Skuadra e 19-vjeçarëve të Vllaznisë nuk ka mundur të përmbysë në “Loro Boriçi”, kundërshtarët kazak të Astanës që vinin në Shqipëri pasi kishin fituar takimin e parë me rezultatin 3-1. Ekipi i drejtuar nga Luan Zmijani e ka mbyllur aventurën në “UEFA Youth League” duke u mundur me rezultatin e thellë 4-0.

Goditja e parë për shkodranët erdhi në minutën e 37-të, teksa Zhumadilov çoi Astanën në avantazh. Gjatë pjesës së dytë Vllaznia pësoi dhe tri gola të tjerë, të gjithë të shënuar nga Sultan Sagnajev në minutën e 61’, 79’ dhe 89’.

Vllaznia 0 – 4 Astana

Shënues: Zhumadilov 37’, Sagnajev 61’, 78’, 89’ (pen)

Vllaznia: Qarri, Rahova (Sekja 70’), Repaj, Shima, Smajli (Kovaçi 52’), Mehja (Hoxha 53’), Ndreca, Qardaku, Asllani, Palushani, Lisaj. Trajner: Luan Zmijani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online