Rexhinaldo: Dua “Këpucën e artë”, tifozëve të Laçit u premtoj diçka

Rexhinaldo është ndalur në kuotën e pesë golave me fanellën e Kukësit dhe që në ndeshjen me Flamurtarin nuk ka shënuar dot. Takimi i radhës është kundër Laçit dhe sulmuesi pranon se ka presion, por është normale diçka e tillë në këtë sport.

“Në futboll gjithmonë ka presion, të gjitha ndeshjet janë të vështirë dhe sidomos kjo me Laçin. Por ne shkojmë me qëllimin e vetëm për ta fituar atë ndeshje. I respektojmë, por duam tre pikët”, shprehet sulmuesi në “Supersport”.

Kur e pyet për Laçin, ai nuk ka dëshirë të flasë për të shkuarën. Por ruan respekt për tifozët dhe premton që nuk do të festojë në rast se shënon. “Nuk kam dëshirë të flas për të kaluarën time te Laçi, mendoj vetëm për Kukësin. Mundohem të bëj më të mirën për klubin ku luaj aktualisht. Megjithatë dua të them diçka: I respektoj shumë tifozët e Laçit, pasi më kanë pritur në mënyrën më të mirë. Dua t’i falënderoj dhe nëse do të shënoj nuk do të festoj për hir të respektit që kam për ta. Gjithsesi do kërkoj t’i mund në këtë ndeshje”.

MUNGESA E GOLIT – “Rëndësi ka skuadra dhe unë mundohem ta ndihmoj ekipin. Pa diskutim që jam sulmues dhe jetoj për të shënuar gola. Por nëse Kukësi fiton, unë jam i lumtur.  Gjithsesi kjo nuk do të thotë që nuk ka rëndësi nëse shënoj apo jo. Patjetër që dua të realizoj sa më shumë gola dhe objektivi im është që të jem golashënuesi më i mirë i sezonit. Kam shumë besim që do e realizoj, të paktën të kaloj shifrën e 18 golave që shënova kampionatin e kaluar. Natyrisht dua të fitoj edhe një trofe, brenda mundësive të dal kampion me Kukësin”.

RAPORTI ME CUNGUN – “Nuk kam shumë dëshirë të flas për këtë, jam profesionist dhe mundohem të bëj më të mirën për skuadrën time. Jam këtu për të luajtur futboll dhe nuk më intereson se çfarë ndodh jashtë fushe. nuk dua të flas për marrëdhëniet, sepse mundohem të respektoj shokët e skuadrës, trajnerët dhe presidentin. Dua vetëm të bëj maksimumin për Kukësin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online