Murinjo kërkon revolucion, “ilaçet” e mbrojtjes gjenden në Serie A

0

Te Mançester Junajtid besojnë akoma se Zhoze Murinjo është njeriu i duhur për të kthyer “djajtë e kuq” në lavdinë e dikurshme. Klubi ka fituar pak qetësi nga fitorja dramatike me përmbysje ndaj Junajtid dhe tani duhet vepruar sa më parë për të korriguar repartin më problematik të skuarës: Mbrojtjen.

Sipas medies së njohur angleze “The Mirror”, tekniku portugez ka kërkuar nga administratori i klubit Ed Uduard dy qendërmbrojtës cilësor për merkaton e janarit. Dy lojtarët në krye të listës së dëshirave të Murinjos vijnë nga Serie A, madje nga i njëjti qytet.

Bëhet fjalë për Milan Shkriniar dhe Alesio Romanjolin. Dy lojtarët e Interit dhe Milanit cilësohen si futbollistët ideal për të korrigjuar gabimet e shumta që kanë shoqëruar mbrojtjen e Mançesterit gjatë viteve të fundit të fundit. Por, mbetet për t’u parë nëse oferta e anglezëve do të bindë drejtuesit e klubeve të Milanos.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.