Murinjo dorëzohet: Edhe vendi i katërt është arritje

Ndeshja në “Anfield” konfirmoi sërish se diferencat midis Mançester Junajtid dhe Livepulit kanë kapur nivele të frikshme. Në daljen për shtyp pas përfundimit të takimit, Zhoze Murinjo e pranoi se kualiteti i skuadrës së Klop është shumë i madh dhe se objektivi i Junajtid për momentin është vendi i katërt.

Diferencat – “Liverpuli është skuadra e mirë. Nuk mund të krahasohemi me intensitetin dhe prezencën fizike që ata kanë. Ata janë sipër nesh”.

Ju lanë në baltë lojtarët? – “Nuk është e drejtë kjo pyetje. Mos po mi quan lojtarët të pasinqertë? Unë besoj se ata janë profesionistë dhe dhanë gjithçka në fushë”.

Objektivat ? – “Po flisni për titullin? Jo, ajo pjesë ka mbaruar, por zona Champions mund të kapet. E sigurt që do të renditemi në gjashtë vendet e para. Më e mira që mund të bëjmë është vendi i katërt”

“Erdhëm me mendimin se mund të fitonim, ndoshta edhe me pa meritë. De Gea më tha se dy gjuajtjet e golit ishin të thjeshta për t’u pritur, por devijimet nuk i lanë asnjë shans. Ata janë një skuadër shumë e fortë. E patëm shumë të vështirë të mbanim ritmin e tyre në 25 minutat e parë, më pas u qetësuam dhe e kontrolluam më mirë lojën”, përfundoi tekniku portugez

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online