Luis Muriel do të rikthehet në futbollin Italian, por jo te skuadra e Milanit ashtu siç ishte përfolur gjatë javëve të fundit. Sulmuesi kolumbian ka refuzuar ofertën e “djallit”, duke preferuar të shkojë pak më në jug të Italisë. Bëhet fjalë për klubin e Fiorentinës, që nuk ka ndenjur duarkryq e ka befasuar me këtë lëvizje të bujshme.
Milani dhe Sevija kishin rënë dakord që lojtari të huazohej për 6 muaj në këmbim të 500 mijë eurove, në marrëveshje ishte e përfshirë dhe një opsion për blerjen përfundimtare të kartonit të lojtarit për 13 milionë euro. Por, drejtori sportiv i Milanit mori një përgjigje negative nga agjenti i lojtarit.
Muriel është një lojtar që e njeh mirë në kampionatin Italian, pasi ka luajtur për shtatë sezone me skuadra si Leçe, Udineze dhe Atalanta. Sulmuesi kolumbian ka shënuar 51 gola në 165 ndeshje të Serie A.