Rikthehet Gugash Magani, nënshkruan edhe talenti Deliu

Gugash Magani rikthehet të drejtojë në Shqipëri, pas asaj eksperience te Trepcca ’89 në Kosovë. Trajneri peqinas ka pranuar ofertën e bërë nga drejtuesit e Besës së Kavajës dhe është rikthyer pas shtatë vitesh në krye të verdhezinjve.

Magani e ka drejtuar Besën në sezonin 2011-2012, ndërkohë që ka luajtur me këtë klub në periudhën 1992-1994. Tekniku 53-vjeccar zëvendëson Gentian Begejën, i cili e mori drejtimin e Besës në verë dhe pas 14 javësh kampionat palët kanë ndërprerë kontratën. Klubi kavajas nuk i kursen falënderimet për ish-trajnerin.

“Klubi njofton përfundimin e marrëveshjes me Gentian Begeja. Trajneri, i cili e drejtoi ekipin nga muaji Korrik deri në ndeshjen ndaj Orikumit , ka ndërprerë kontratën me konsensus me klubin. E falënderojmë trajnerin për punën e mirë në krye të ekipit duke dëshmuar profesionalizëm dhe respekt ndaj ngjyrave të klubit dhe tifozëve kavajas. Njëkohësisht i urojmë suksese në jetën profesionale dhe atë private. Faleminderit profesor Begeja”, njofton klubi i Besës.

MERKATO – Efijong Ejoh dhe Sokol Mziu ishin të parët që nënshkruan me Besën, duke hapur kështu edhe merkaton e verdhezinjve. Veç afrimit të lojtarëve të afirmuar, në Kavajë po mendojnë si zakonisht të promovojnë edhe të rinj.

Së fundmi ka firmosur si profesionist Arbër Deliu dhe lajmi është zyrtar. Klubi verdhezi ka njoftuar si më poshtë: “Arber Deliu ka firmosur kontratën e parë profesioniste me klubin tonë. Deliu bëhet pjesë i projektit tonë në promovimin e talenteve të akademisë”.

https://www.facebook.com/349873605028455/posts/2541950739154053/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online