Mungoi sërish në stërvitje, mesfushori kuqezi i nënshtrohet terapisë

Skuadra e Peskaras është pretendentja kryesore për tu ngjitur në Serie A këtë sezon dhe mesfushori shqiptar, Ledian Memushaj, ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm. Me 7 asiste në emrin e tij, futbollisti kuqezi ka qenë një lider në mesfushë.

Memushaj ka pësuar një dëmtim disa ditë më parë dhe mungoi në sfidën e Peskarës kundër Livornos, sfidë ku u ndie mungesa e shqiptarit, pasi u mbyll me rezultatin 0-0.

Edhe në stërvitjen e sotme, Memushaj nuk ka qenë i pranishëm. Faqja zyrtare e Peskarës konfirmoi se 32-vjeçari do të kryejë disa seanca terapie, por për rikthimin e tij në fushat e blerta, nuk njoftuan. Mendohet se Memushaj do të mungojë në dy deri në tre javë, për shkak të problemit në “Thembrën e Akilit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online