Muça: Ç’do ndodhë me Skënderbeun? Bashkia të reagojë

Lajmet që po qarkullojnë për një tjetërsim të klubit të Dinamos në Korçë janë bërë objekt diskutimi në komunitetin e sportit në Shqipëri. Ish-trajneri i klubit dinamovit Shkëlqim Muça ka diskutuar në lidhje me këtë skenar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH.

TJETËRSIMI I DINAMOSNjerëzit e ndërgjegjshëm e dinë çfarë është stema dhe historia e një klubi. Këto janë muhabete që unë refuzoj t’i dëgjoj. I bie që një klub me histori si Skënderbeu të zhduket dhe Dinamo klub i themeluar në vitin 1946 të zhduket nga historia. Këto klube kanë një emblemë. Pronari i Skënderbeut është bashkia Korçë, unë nuk e kuptoj pse nuk ka një prononcim nga kryebashkiaku për të sqaruar të ardhmen e klubit. Pse duhet të shkrihet një histori e tërë për shkak se klubi nuk shkon dot në Europë”.

BORXHET E KLUBEVE TË SUPERIORES Federata i është drejtuar shtetit me një paketë ligjesh, ku kërkon që shteti ta mirëkuptoj dhe të implementojë. Unë mendoj se pjesa më e rëndësishëm është amnistia që federata kërkon për borxhet. Në këtë mënyrë mund të fillojë formalizimi i futbollit. Në këtë moment do ishte një goditje shumë e madhe nëse do të largohen klube me emër që kanë borxhe të mëdha. Shteti duhet t’u falë këtyre klubeve borxhet ndaj tatimeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online