Morati: Konte? I zoti në atë që bën, gjërat duken mirë te Interi

0

Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, ka folur për “Il Giorno, ku komentoi afrimin e Antonio Kontes si trajneri i ri i skuadrës zikaltër. Në fjalën e tij, italiani tha: “Po pres me padurim të shikoj se si do të shkojnë gjërat.

Jam i bindur se Konte do të bëjë një punë shumë të mirë, pasi është i zoti në atë që bën. Gjërat do të shkojnë mirë për Interin”, përfundoi ish-presidenti. Klubi zikaltër zyrtarizoi disa orë më parë largimin e Spaletit, pas dy sezonëve në krye të pankinës.

Antonio Konte erdhi në krye të stolit të Interit dhe bashkë me të, pritet të ketë edhe shumë përforcime në skuadër. Revolucioni duket se ka nisur në “San Siro”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.