Morati: Ja si tentuam Mesin e Iniestën, por Barça më mahniti! Ibra? S’e harroj bisedën me të

Masimo Morati mbetet një ndër presidentët më të famshëm. Ish-kreu i Interit shpenzoi pafund për ekipin e tij të zemrës. Shumë sezone të vështira për shumë shkaqe, por mirësia dhe bujaria e Moratit ishte unike.

Presidenti ka dhënë një prononcim interesant për mediat italiane, aty ku i rikthehet kujtimeve të shumta. Ai ishte pranë blerjes së Leo Mesit. Argjentinasi nuk ishte bërë i famshëm dhe Morati zbulon prapaskenat e kësaj lëvizje.

Më pas Andres Iniesta, një ikonë e ekipit katalanas. Morati e dëshironte tek Interi, por përballë tij ishte dikush, i cili nuk do e shiste kurrë mesfushorin. Më pas Andrea Pirlo dhe Zllatan Ibrahimoviç.

Të dy ishin pranë rikthimit në kampin zikaltër. Suedezi bëri edhe më shumë, telefonoi presidentin për ta bindur, por në fund nuk ndodhi asgjë: mesfushori u transferua te Juventusi, ndërsa sulmuesi te kuqezinjtë e Milanit.

MESI – “Ne filluam ta ndiqnim Mesin në Kupën e Botës U18. Misioni ynë nisi, por skautët e mi u kthyen nga Spanja dhe më treguan për problemet shëndetësore të Leos. Ata më folën dhe për dedikimin e madh të Barcelonës për t’i zgjidhur problemet e lojtarit. Ju thashë që ta linin si çështje. Ju betohem se te Barcelona po kujdeseshin për Leon njësoj si për djalin e tyre.”

INIESTA – “Një ditë u takova me një drejtues të Barçës. Kishim mundësinë ekonomike për të blerë çdo lojtar. Diskutuam për shumë prej tyre, ndërsa më pas unë përmenda emrin e Andres. Qëndrimi i drejtuesit spanjoll ndryshoi totalisht. Mund t’i kisha bërë çdo lloj oferte, por do të ishte diçka pa vlerë. Ata nuk do e shisnin kurrë Iniestën.”

PIRLO-IBRA – “Mund të rikthenim Pirlon pas largimit nga Milani. Ishte viti 2011 dhe Andrea u transferua te Juventusi. Ekzistonte mundësia ta merrnim ne, por nuk ndodhi një gjë e tillë. Ibra? Kur la Barcelonën për të kaluar te Milani, Zllatani më telefonoi. Ai bëri një gjest, që e vlerësova shumë. Më tregoi se nëse do të bëja ndonjë kundërofertë, ai do zgjidhte Interin. Megjithatë, gjërat kishin marrë tjetër drejtim dhe nuk kishte sens që të bëja këtë lëvizje.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online