Modriç kritikon Mesin e Ronaldon: Nuk i kuptoj! Ja përse e meritoj Topin e Artë

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e Topit të Artë që u zhvillua më 3 dhjetor në Paris. Fituesi i trofeut, Luka Modriç, nuk e ka anashkaluar mungesën e dy yjeve të futbollit botëror në ceremoninë ku ai u shpall për herë të parë fituesi i çmimit më të lakmuar në botën e futbollit.

Në një intervistë për revistën kroate “SN”, mesfushori i Real Madrid u shpreh se veprimi i Mesit dhe Ronaldos nuk ka qenë i aspak i hijshëm. Në të njëjtën intervistë 33-vjeçari shpjegon se përse e meriton ai çmimin.

Çfarë mund të thoni për mungesën e Mesit dhe Kristiano Ronaldos në ceremoninë e Topit të Artë dhe për kritikat e shumta që erdhën nga rrethi i tyre i ngushtë e fansat e tyre pasi ju u shpallët fitues?

Nuk mund ta di se përse dikush nuk erdhi, kjo është zgjedhja e tyre. Sidoqoftë si pas meje nuk ka shumë logjik të mos marrësh pjesë në ceremoninë e Topit të Artë. Mesa duket kanë pasur qejf të vijnë vetëm kur e dinin se do të fitonin çmimin. Nje sjellje e tillë është e padrejtë ndaj lojtarëve, fansave, futbollit dhe votuesve që ia kanë dhënë çmimin për 10 vite rresht. Por, në fund të fundit çcdokush mund të veprojë si të dojë.

Ndoshta atyre nuk u ka pëlqyer fakti që ti i dhe fund dominimit që ata i bënë këtij çmimi ?

Shiko, gjithçka është shumë e thjeshtë për mua. Mesi dhe Ronaldo janë dy fenomenë që kanë dominuar futbollin këto dhjetë vitet e fundit. Ata janë një nivel mbi të gjithë të tjerët përsa i përket aftësive. Por, ky është një çmim sezonal. Shumica e trajenerëvem lojtarëve aktivë dhe jo-aktivë, gazetarëve dhe fansave votuan për mua dhe jo vetëm në këtë çmim. A ka qenë të gjithë gabim? Nëse çmimet do të jepen vetëm sipas kriterit të aftësive, atëherë le t’i mbyllim votimet dhe t’ua japim çdo vit Ronaldos dhe Mesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *