Miliona dhe skenarët, si Pjaniç mund të largohet nga Juventusi

Juventusi mori skenën me transferimin e Kristiano Ronaldos, por nuk ka kohë për shumë festë, pasi drejtuesit duhet të sqarojnë situatën me Miralem Pjaniç, i cili është një lojtar i kërkuar në merkato. mesfushori boshnjak është nën kontratë deri më 30 qershor të vitit 2021. Një lojtar si ai sigurisht është në planet e drejtuesve dhe ka konsideratë të lartë edhe nga trajneri Masimiljano Alegri.

Gjithsesi merkato dhuron shpesh surpriza dhe ka një skenar mjaft interesant që mund të bënte Pjaniç të largohej, sigurisht në këmbim të një shifre të lartë. Por, normalisht por, gjërat mund të merrnin drejtim tjetër në rast të një rikthimi të Pol Pogba.

Për Pjaniç së fundmi Juventusi ka refuzuar 50 milionë euro nga Mançester Siti, ndërkohë që ka interesim edhe nga Barcelona. Gjithsesi në Torino i druhen një oferte tjetër të anglezëve: 80-90 milionë euro. Një shifër e tillë do i bënte të mendoheshin italianët dhe duke parë se kampionët në fuqi në Premier Ligë nuk e kanë problem aspektin financiar, së shpejti pritet të ketë një tjetër ofertë.

Guardiola e do me çdo kusht një mesfushor qendror në ekipin e tij dhe Pjaniç është një nga ata që do t’i bënte punë spanjollit. Si boshnjaku ka pak në qarkullim dhe sigurisht që edhe Juventusi nuk dëshiron ta humbasë një lojtar të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online