“Çmendet” Kandreva, godet lojtarin e ri të Interit

Ndoshta është presioni i krijuar pas një sezoni të dobët, zërat se trajneri Spaleti nuk e ka në planet e sezonit të ri, apo ndoshta është ndikuar edhe nga zërat e merkatos, që e shohin si një prej emrave që do të sakrifikohen për të rregulluar bilancet e klubit.

Megjithatë, asgjë nuk mund ta justifikojë sjelljen e Antonio Kandrevas, që në stërvitjen e Interit goditi djaloshin e ri të zikaltërve, Xian Emers. Një moment “çmendurie”. Një gjest që i tronditi të gjithë.

Gjithçka ndodhi gjatë mini-ndeshjes brenda grupit, ku fillimisht Kandreva kishte pretendime për një ndërhyrje të futbollistit të ri, ndërsa si hakmarrje në momentin kur Emers kishte topin, i shkaktoi një ndërhyrje të ashpër.

Goditje me brryl në kokën e 18-vjeçarit, që për disa çaste mbeti i shtangur nga sjellja e veteranit zikaltër. Veprimi konfirmoi se Kandreva është nervoz, por kjo sjellje padyshim që nuk do ta ndihmojë të qëndrojë te Interi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online