Në radhë për Migjen Bashën, tjetër opsion për mesfushorin

Migjen Basha ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Deri më tani janë lakuar disa klube që e duan, madje “SportEkspres.com” prej kohësh ka raportuar për një ofertë konkrete nga izraelitët e Makabi Haifa. Së fundmi në skenë doli edhe Arisi i Selanikut, që i ofroi 300 mijë euro në sezon mesfushorit të Shqipërisë. Gjithsesi ende nuk është zyrtarizuar asgjë.

Salernitana është një nga klubet që gjithashtu ka kërkuar shërbimet e mesfushorit, ndërkohë që tani për ish-futbollistin e Barit është shfaqur edhe Foxhia. Sikurse raportojnë mediat italiane, interesimi është i fortë për 31-vjeçarin, që në dy vitet e fundit në Serinë B ka treguar nivel të lartë.

Kështu lista e ekipeve italiane që e duan zgjatet edhe më shumë. Benevento gjithashtu është lakuar si kandidate për të marrë shërbimet e Migjen Bashës. Mesfushori është parë si një lojtar që mund të zëvendësojë më së miri Ledian Memushajn, i cili u kthye këtë verë te Peskara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online