E bujshme: Leonardo Bonuçi deri nesër do të transferohet te Milani!
Mbrojtësi i kombëtares ka gjetur marrëveshjen me Milanin për 6 milionë euro në vit dhe tashmë mungon vetëm marrëveshja Milsn-Juventus. Milani ofron 30 milionë dhe De Shilion, Juve do 40 milionë në dorë.
Arsyet e divorcit dihen, ka kohë që Bonuçi nuk është i lumtur në Torino dhe ka pasur edhe konflikt me trajnerin Alegri, ndaj divorci nuk duhet të habitë askënd. Megjithatë, mendohej Anglia si destincion, ndaj goditja e Milanit merr përmasa të jashtëzakonshme dhe është sinjali i madh se Milani i ri është tepër ambicioz.
Ndërkaq, Milani i ka shitur sot sulmuesin Lapadula Xhenoas. Një sezon kuqezi, 8 gola e 4 asiste, por jo titullar, ndaj LapaGol shkon te Xhenoa. Dy milionë euro huazimi dhe 11 milionë shtesë për blerjen e detyruar pas një viti. Aspak keq!