Daja i kënaqur: Shkoi sipas planit, pasa të shkurtra e presing

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, i druhej shumë Kairatit, jo thjesht për cilësinë që ka si skuadër, por edhe faktin që Skënderbeu kishte udhëtuar gjatë dhe ndryshimi i orarit ishte problem më vete.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës korçare ka arsye pse të buzëqeshë, pasi Skënderbeu luajti nga ato ndeshje që shpesh quhen perfekte.

Barazim, me gol të shënuar në transfertë, më mirë se kaq vështirë se shpresonte ndokush, edhe pse duke parë ndeshjen, Skënderbeu u duk superior.

Kishim ardhur për t’u mbrojtur mirë, por edhe për të sulmuar, gjë që e kishim thënë edhe më parë. Gjithçka sipas planit, me pasa të shkurtra, dhe nuk i lejuam Kairatit hapësirë. Rezultati që morëm është i favorshëm. E vlerësuam kundërshtarin, por gjithashtu respektuam vlerat tona, pasi Skënderbeu është skuadër e cila ka luajtur në grupet e Europa League. Dua të përsëris që ndryshimi i orës ndikoi në lojë, por tashmë kjo kthehet në avantazh për ne pasi këto kushte do t’i vuajë Kairati. Gjithashtu do të kemi mbështetjen e tifozëve”, deklaroi Ilir Daja në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Tani mendja shkon menjëherë te kthimi, në Korçë: “Sot morëm atë çfarë deshëm, edhe pse është ndeshja e parë. Takimi i dytë do jetë tjetër histori, pasi luajmë në shtëpi, kemi mbështetjen e tifozëve tanë dhe avantazhin e orarit. Siç e thashë dhe dje, e dinim që përballeshim me një kundërshtar të fortë. Ishim përgatitur mirë për ndeshjen dhe bëmë zgjedhjet e duhura taktike. Kemi luajtur më parë në grupet e Ligës së Europës dhe e dimë që jemi të fortë. Eksperienca që kemi fituar nga grupet nga ndihmoi shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online