Talenti turk Ozan Kabak ka qenë një ndër lojtarët më të përfolur të ditëve të fundit. Futbollist i Shtutgartit ishte shumë pranë kalimit te Milanit, por një ndërhyrje e Bajernit të Mynihut në momentet e fundit ka ndryshuar gjithçka.
Sipas medies shtetërore turke “TRT”, destinacioni final i qendërmbrojtësit është Bajerni i Mynihut. Agjenti i lojtarit ka arritur akordin me kampionët e Gjermanisë pas një takimi me shefin klubit Karl-Hainc Rumenige dhe drejtorin Hasan Salihamixhiç.
Kabak u transferua te Shtutgarti në muajin janar. Klubi nga jugu i Gjermanisë shpenzoi 10 milionë euro për kartonin e tij, por rënia në Bundesligën e dytë u ka bërë të mundur klubeve të tjera që të aktivizojnë një kluazolë largimi të vendosur në shifrën e 15 milionë eurove.