“Më krahasojnë me Hirushen”, rrëfimi ndryshe i Robertson

0

Mbrojtësi i Liverpulit, Endi Robertson, ka qenë një nga titullarët e padiskutueshëm në formacionin e Jurgen Klop, ku ka bërë një tjetër sezon shumë pozitiv. Edhe pse lojtar i prapavijës, mëngjarashi ka asistuar 11 herë në Premier League, duke u renditur në vendet e para. Skocezi do të luajë finalen e dytë të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij dhe për sfidën kundër Totenhemit, si dhe rrugëtimin deri më tani, shkroi:

“Më duhet të filloj me një rrëfim: Jo shumë gjëra më bezdisin, por ajo që më bezdis më shumë, është se shumica mendojnë se jeta e një futbollisti është një përrallë e bukur. Njoh shumë njerëz që mendojnë se unë jam si Hirushja, një shkop magjik u drejtua nga unë dhe u bëra futbollist i Liverpulit. Të jem totalisht i sinqertë, nuk është kështu.

Asnjë shkop magjik nuk më ka ndihmuar, nuk më ka rënë lotaria, me punë të palodhshme dhe me sakrifica të pa imagjinueshme jam te një nga klubet më të mëdha në botë dhe kapiten i kombëtares së Skocisë. Kur Liverpuli interesohet, e merr direkt agjentin në telefon dhe i thua: Ku të firmos?

Jam shumë i lumtur për pozitat ku ndodhem, është një ndjesi e jashtëzakonshme të jem për herë të dytë në finalen e Champions League. Askush nuk e meriton më shumë se Liverpuli këtë gjë. Tifozëve tanë iu thye njëherë zemra, shpresoj të mos ndodhë sërish. Gjëja që ka më shumë rëndësi në këto momente, është se fatin e kësaj finaleje e kemi ne në dorë. Një gjë mund ta them me bindje për Liverpulin: Ne nuk dorëzohemi asnjëherë”, shkroi mes të tjerash Robertson në The Players Tribune.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.