CSKA-ja e Moskës për rekord, të rinjtë “nderojnë” gjigantin rus

CSKA-ja e Moskës e ka fituar për herë të fundit Premier Ligën ruse në sezonin 2016/2017 dhe që nga ajo kohë është përqëndruar më së shumti te të rinjtë, të cilët janë boshti i ekipit aktual. Për momentin, moskovitët janë në vendin e dytë, me pesë pikë distancë nga Zeniti i vendit të parë dhe po bëjnë një sezon të kënaqshëm.

Gjithashtu, në Champions League pavarësisht se nuk kaluan më tej, lanë shenjën e tyre, duke mposhtur Realin e Madridit. Gjithsesi, suksesi më i madh i gjigantit rus, duket të jetë rekordi që po vendos. Nga 35 gola që CSKA-ja ka shënuar këtë sezon, vetëm tre prej tyre kanë ardhur nga moshë më e madhe se 21 vjeç.

Pra, 32 golat e tjerë, thënë ndryshe 91.5% e golave janë shënuar nga lojtarë që janë në moshën 21-vjeçare, ose më të rinj. Fedor Çalov është njeriu kyç i moskovitëve, pasi numëron plot 12 gola dhe katër asiste, teksa nuk mbetet shumë pas edhe Vlasiç, i cili ka kontribuar në 11 raste për ekipin e tij me gola dhe asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online