Mesi pësoi dëmtim horror, Valverde: Sikur ta kishte goditur treni!

Leo Mesi përfundoi me disa çarje dhe enjtje në një përplasje më Kris Smolling gjatë ndeshjes në Champions që Barça e fitoi 1-0. Mbrojtësi i Junajtid goditi në fytyrë sulmuesin e ekipit katalanas, duke i shkaktuar gjakderdhje dhe probleme me frymëmarrjen. Rreth kësaj ka foluar Ernesto Valverde.

Trajneri i blaugranave është shprehur i pakënaqur me pakujdesinë e Smolling në atë duel. Ai është shprehur se goditja ndaj Leos ishte shumë e fortë dhe me shumë mundësi ai do të pushojë nesër ndaj Hueskas.

“Ka mundësi që Mesi të pushojë. Goditja ishte e fortë sikur ta kishte goditur një tren”, u shpreh Valverde në konferncën për shtyp para ndeshjes së nesërme në La Liga. Kujtojmë që pas takimit Smolling dhe argjentinasi janë takuar dhe kanë sqaruar gjithçka.

Në lidhje me problemet e Suarez pas ndeshjes kundër “djajve të kuq”, Valverde shprehet se ai është mirë dhe gati për të luajtur. Për dënimin për tetë ndeshje për Diego Kosta pas incidenteve me gjyqtarin në përballjen ndaj katalanasve ai u shpreh i çuditur. Valverde tha se e parashikonte katër dhe jo tetë ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *