Lionel Mesi po mahnit botën e futbollit prej më shumë se një dekade tashmë dhe duket se ylli argjentinas nuk di të plaket. Edhe pse 32-vjeç, statistikat e “Pleshtit” janë për t’u admiruar. Emra si Levandovski, Mbape, Aguero e Piatek kanë bërë sezone të shkëlqyera dhe kanë shënuar thuajse në çdo ndeshje, por prapë janë shumë larg Lionel Mesit.
Argjentinasi ka shënuar 39 gola në 37 ndeshje deri më tani këtë sezon dhe udhëheq listën e golsahënuesve më të mirë në ligat kryesore europiane. Talenti francez, Kilian Mbape renditet i dyti, me 30 gola ne 34 ndeshje. 30 gola ka shënuar dhe Levandovksi për Bajernin, por sulmuesit polak i janë dashur 36 ndeshje që të arrijë në këtë shifër, prandaj renditet në vend të tretë. Poshtë treshes së parë, vijnë emra si Aguero, Ben Jeder, Piatek, Kejn, Ronaldo, Kavani dhe Luka Joviç, që ka qenë zbulimi i këtij sezoni