Gynesh: Ndaj Shqipërisë do jemi superiorë, do ndërtoj Turqinë e re

Trajneri i ri i Turqisë, Shenol Gynesh, ka folur sot para medieve për takimet e fazës së grupeve të kualifikuese të “Euro 2020”. Tekniku 66-vjeçar është shprehur besimplotë se ai do të jetë i aftë të krijojë një skuadër kompetitive duke filluar nga ndeshjet e muajit mars.

“Ju premtoj që do të ndërtoj një skuadër që do t’u bëjë krenar. Na duhet të zhvillohemi e të ndryshojmë. Me ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Moldavisë do të fillojmë një erë të re për kombëtaren tonë.

“Sot jemi shumë më mirë se të shkuarën përsa i përket cilësisë së lojtarëve, por kemi probleme në marrjen e rezultate, nuk arrijmë të tregojmë vlerat që kemi. Dot të na duhet të fillojmë gjithçka nga e para. Le mos të merremi me çfarë kemi bërë në të shkuarën, tani futemi në një luftë të re”.

“Duhet të shkojmë në Shqipëri e të jemi superior. Objektivi jonë është që të kualifikohemi në Europian. Kemi një skuadër me përbërje të mirë, por nuk jemi ende një skuadër e vërtetë. Në këtë moment kemi pak sulmues. Mund të merrja lojtarë si Karaman, por zgjodha Gyven Jalçinin për shkak se e njoh (lojtari i Beshiktashit ku Gynesh trajnon aktualisht)”

“Nëse fitojmë ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Moldavisë, atëherë rëndësia e takimeve e mëpasshme ndaj Francës  dhe Islandës rritet akoma dhe më shumë. Duhet të kemi respekt për veten në radhë të parë dhe për kundërshtarin”, përfundoi Gynesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online