Mesi dhe Nejmar bien nga “froni”, njihuni me lojtarin më të shtrenjtë në planet

Sajti i njohur i industrisë së futbollit, “transfermarkt.com”, ka bërë përditësimin më të fundit të vlerës së futbollistëve. Shifra për çdo lojtar llogaritet falë nj? algoritmi të komplikuar ku merret parasysh paraqitja e muajvë të fundit dhe mosha. 

Falë ndryshimeve të fundit nga “transfermarkt”, kemi një emër të ri në krye n? krye të listës së lojtarëve më të shtrenjtë. Bëhet fjalë për Kilian Mbape, i cili lë mbas Leo Mesin dhe kolegun e tij te PSG-ja, Nejmar Zhunior.

Vlera e 19-vjeçarit është 200 milionë euro, 10 milionë më shumë se “pleshti” dhe ylli i “Seleçaos”. Mbape është lojtari më i ri në listën e dhjetë futbollistëve më të vlefshëm në planet, dhe me diferencë të madhe. Lojtari më i afërt në moshë me francezin është Rahem Stërling, i cili është pesë vite më i madh. 

Një detaj tjetër interesant i listës së dhjetë lojtarëve më të shtrenjtë është fakti që në të nuk figuron emri i Kristiano Ronaldos, i cili renditet i 13-ti me një vlerë prej 100 milionë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online