Largimi i Gojkoviç: Ju tregoj pse e mbylla me Partizanin!

0

Renato Gojkoviç e mbylli para kohe aventurën e tij me Partizanin, ndërkohë që ka thënë edhe fjalët e tij pas “divorcit” me të kuqtë. Mbrojtësi boshnjak nuk ka asnjë qejfmbetje me klubin, por donte të luante më shumë dhe kështu që ka biseduar me drejtuesit dhe ka gjetur zgjidhjen.

“E vërteta është se në ndërpremë kontratën. Nuk isha i lumtur me minutat, doja të luaja më shumë dhe ramë dakord të shkëpusnim marrëveshjen. Kam kaluar një vit këtu dhe nuk kam asnjë vërejtje për klubin, veçse për minutat. Kam pritur të luaj më shumë. Partizanit i uroj më të mirat dhe të fitojë titullin kampion”, është shprehur Gojkoviç për “SportSport.ba”.

Sa i takon të ardhmes, dëshira e tij është të luajë në një kampionat më të fortë. Një rikthim në Bosnje Hercegovinë nuk përjashtohet nga Gojkoviç, i cili më parë ka qenë pjesë e Çelik. Gjithashtu ai ka luajtur edhe me Istra në Kroaci.

Shtatlarti 23-vjeçar te Partizani u transferua në muajin janar dhe në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar ishte titullar i padiskutueshëm. Ai luajti në 19 ndeshje dhe vetëm njërën prej tyre e nisi nga stoli. Me ardhjen e Skënder Gegës në stolin e të kuqve, situata për Gojkoviç ndryshoi. Këtë sezon është aktivizuar në 4 ndeshje dhe vetëm në dy takimet e vendit të fundit me Kastriotin i ka luajtur si titullar.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.