Mes Arsenalit dhe Barcelonës, njihuni me dështimin e sezonit

Ky sezon në futboll, nxorri në skenë shumë talente premtues, zbuloi shumë lojtarë cilësorë dhe na bëri të njiheshim me shumë futbollistë që sot vlejnë miliona euro. Por përveç zbulimeve të bukura, ka dhe nga ata lojtarë që kanë dështuar dhe duan ta harrojnë sa më shpejt këtë sezon.

Një nga këta, është Denis Suarez. Mesfushori spanjoll e nisi sezonin 2018-19 te skuadra e Barcelonës dhe të luash për këtë klub të madh, duhet të jesh një lojtar cilësor, apo jo? Suarez është një futbollist me aftësi të mira, por asnjëherë nuk arriti të bindi trajnerin Valverde, i cili i besoi vetëm 17 minuta në La Liga.

Në janar, Suarez vendosi t’i bashkohej skuadrës së Arsenalit në formë huazimi, me shpresën që do të gjente minuta dhe do të rikthehej të ishte i rëndësishëm, por dhe te “Topçinjtë” e Londrës ishte një dështim. Edhe pse Emeri është një admirues i Suarezit, nuk i besoi më shumë se 67 minuta në Premier League.

Në total këtë sezon, 25-vjeçari spanjoll ka luajtur vetëm 84 minuta, nuk ka krijuar asnjë rast të rrezikshëm për gol, nuk ka goditur asnjëherë kuadratin dhe ka realizuar me sukses vetëm 4 driblime. Një sezon aspak i mirë për të.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online