Merkatoja e Teutës, “Skela i ri” dhe dobësitë e Partizanit: Skaneri i Osmanit

Tefik Osmani ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”. Mbrojtësi i Teutës foli për ecurinë e skuadrës së tij, por dhe për kundërshtarët, duke lëshuar batutat e tij të zakonshme. Korçari paralajmëroi se në janar Teutës do t’i shtohen disa emra shumë interesantë.

TEUTA – “Meritën më të madhe për Teutën e këtij sezoni e ka dyshja e presidentëve Hasanbelliu-Bardhi. Ata kanë zgjedhur stafin dhe kanë afruar lojtarët e duhur. Njëri është më i rreptë, ndërsa tjetri është ndryshe. Shumë shpejt do të dëgjoni për emra të rinj në ekipin tonë”.

KALLAKU – “Kallaku është një djalë shumë i talentuar, nëse mban kokën poshtë dhe punon fort, mendoj se ai do të jetë Ervin Skela i ri i kombëtares shqiptare”.

KONKURRENCA – “Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, do të kemi një luftë të fortë nga vendi i parë te vendi i gjashtë”.

PARTIZANI – “Të bësh pak gabime është shumë e thjeshtë. Vendosu mbrapa e prit kundërshtarin, kaq. Por, ndonjëherë të duhet më shumë se kaq. Skënderbeun nuk e mundën, ndaj Flamurtarit humbën dhe ndaj nesh nuk fituan. Favori më i madh i Partizanit është se ka një grup të formuar që në janar”.

KRIZA E SKËNDERBEUT – “Unë e dija se nëse Skënderbeu do të gabonte në dy ndeshje, grupi i lojtarëve të rinj nuk do ta përballonte. Eksperienca ka të bëjë shumë. Vetëm Radas, Vangjeli dhe Muzaka kanë ngelur nga lojtarët me eksperiencë aty”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *