Inzagi:  Askush nuk ka luajtur si ne në Bergamo, meritonim më shumë

0

Simone Inzagi largohet kokulur nga Bergamo, por trajneri i Lacios nuk harroi të vlerësonte lojën e skuadrës së tij që dominoi kundërshtarin, por nuk ia doli të shmangte humbjen. “Nuk kam pendesë për ndeshjen e sotme, nuk e meritonim të humbnim. Atalanta meriton respekt, pasi i kanë shkaktuar çdokujt probleme, por portierit tonë nuk iu desh të bënte asnjë pritje”, tha Inzagi në fillim të intervistës me “Sky Sports”

“Krijuam shanse, askush nuk ka luajtur kaq mirë në Bergamo sa Lacio sot. Jemi ende të pestët në renditje dhe do të na duhet të shikojmë se çfarë do të bëjë Milani nesër kundër Bolonjës. Të shtunën na duhet i njëjti shpirt loje që treguam sot”.

“Duhet të punojmë me efikasitetin e lojës sonë, pasi prodhojmë shumë e shënojmë pak. Bëmë 27 gjuajtje ndaj Sampdorias dhe ata na barazuan në minutën e 99-të. Po kalojmë një periudhë ku tre pikët na janë bërë makth. Sot humbëm disa pikë të rëndësishme, por jam i bindur se do të rikthehemi së shpejti te fitoret. Bëmë një hap mbrapa, por mbetemi në vendin e pestë dhe do të vazhdojmë të luftojmë për një vend në Europë ”, përfundoi Inzagi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.