Merkato e Realit, zbulohet buxheti faraonik që Zidan ka në dispozicion

0

Zinedin Zidan do të ketë një punë të madhe gjatë merkatos së verës, për të rindërtuar ekipin e Real Madridit. Sipas mediave spanjolle, trajneri francez do të ketë në dispozicion plot 460 milionë euro, shifra më e lartë në historinë e futbollit.

Pa filluar sezoni, presidenti Perez nuk arriti të zëvendësojë Kristiano Ronaldon dhe hapësirat e lëna nga ylli portugez ishin të mëdha. Gjatë kësaj merkatoje, presidenti i “Los Blancos” nuk do të bëjë të njëjtin gabim.

Sipas “AS”, 460 milionë eurot e vëna në dispozicion të tij, Zidan do t’i shpenzojë te Eden Hazard, Pol Pogba, Tangui Ndombele, Luka Joviç dhe Kristian Eriksen.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.