Legjionari i harruar, Klaus Gjasula dhe Paderborni drejt elitës së Gjermanisë

Mesfushori shqiptar Klaus Gjasula  po zhvillon një sezon të shkëlqyer te skuadra e Paderbornit në  Bundesligën e dytë.

Kur kanë mbetur vetëm dy ndeshje nga përfundimi i kampionatit, klubi modest ndodhet në vendin e dytë dhe kalimi në elitën e futbollit gjerman është më pranë se kurrë. Diçka kjo e paimagjinueshme në fillim të sezonit, ku objektivi i Paderbornit të sapongjitur ishte mbijetesa në Bundesligën e dytë.

Gjasula ka kontribuar për skuadrën e tij në 22 takime. Ndoshta lind me të drejtë pyetja: A meriton dhe ky vëmendjen e kombëtares?

Disavantazhi i parë është mosha. Futbollisti i lindur në Tiranë është 29 vjeç, por në të shkuarën kemi një rast të ngjashëm që vjen nga epoka De Biazi.

Bëhet fjalë për mesfushorin Burim Kukelin, i cili debutoi me kombëtaren shqiptare në moshën 30-vjeçare. Mesfushori i rritur në Zvicër ishte një ndër lojtarët kyç të kombëtares që shkoi në “Euro 2016”. I njëjti standard mund të përdoret për Gjasulën, sidomos nëse vitin tjetër luan në Bundesligën e parë gjermane.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online