Muzhaj: Skrapari bën ndeshje të pastra, kundër Shkumbinit për triumf

Në javën e 23-të në Skrapar, u luajt “derbi” i Prefekturës së Beratit, Skrapari-Naftëtari, të cilin skrapalinjtë e fituan minimalisht 1-0 dhe përforcuan pozitat e tyre në mesin e renditjes në Grupin B. Me 26 pikë e në vendin e 10-të, Skrapari i ka kaluar ethet e mbijetesës, por fitorja e javës së kaluar nuk shpëtoi edhe nga polemikat mes palëve.

Por drejtori teknik i Skrparit, ish-portieri i Tomorit dhe i Dinamos, Madrit Muzhaj, për SportEkspres.com zbardh gjithçka për atë sfidë. “Nuk e di se kujt i intereson që të shkruajë për ngjarje që nuk kanë ndodhur. Skrapari dhe Naftëtari luajtën një ndeshje normale brenda kufijve sportivë dhe gjithçka u zhvillua në fushën e lojës i dha fitoren skuadrës sonë. I hedhim poshtë këto thashetheme”.

Ndërsa për ndeshjen e radhës në transfertën e së dielës në Peqin, Muzhaj deklaron se shkojnë për të marrë pikë. “Të dielën do luajmë një sfidë të vështirë në Peqin, sepse në këtë trafsertë do kemi përballë skuadrën që kryeson Grupin B. Shkumbini ka synimet e tij për këtë përballje, ndërsa ne sfidojmë me synimin tonë për të marrë pikë”, kështu mbylli deklarimin e tij drejtori Teknik i Skraparit.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online