Mensah te Tirana? Ardian Mema i thotë gjërat troç

Ardian Mema, trajneri i Tiranës, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për ndeshjen e radhës me Teutën. Sigurisht ai ka folur edhe për tematika të tjera. “Klima është ndryshe, flas nga herët e kaluara. Ekipi ka fituar tre ndeshjet e radhës. Ky ekip është shprehur mirë, ka qenë në ekuilibër. Ka bërë mirë në të dy fazat e lojës”, tha Mema fillimisht.

MUNGESAT – “Më shqetësojnë të gjithë, lojtarët janë në terapi e sipër. Nga stafi më kanë thënë se do jenë gati, jo të gjithë. Kërçiku nuk do të jetë gati. Më shqetëson fakti që kur ekipi nis të luan mirë, një lojtar nuk mund të aktivizohet, dhe kjo pengon rritjen e ekipit dhe të individëve”.

SFIDA ME TEUTËN – “Ekipet e kreut kanë lojtarë cilësorë dhe bëjnë diferencën. Në kampionatin tonë duhet përqendrim dhe nëse ndodh kështu, çdo gjë mund të flasë edhe për tyre pavarësisht emrave. Sa i takon Teutës, do jetë një ndeshje shumë e fortë. Ata kanë kualitete. Jemi përgatitur dhe mendojmë për rezultat pozitiv. Nuk kënaqem kurrë me barazim, por vetëm me fitore. Barazimi është diçka që nuk të ngjit, të paktën mua për mentalitetin që kam. Gjithsesi ne mendojmë që të mos humbim dhe më pas të fitojmë ndeshjen. Shpresoj që ekipi të synojë fitoren, pasi Tiranës i duhen ndeshjet”.

PJESA E PARË ME KAMZËN – “Është pyetje e drejtë, jam marrë me analizën e pjesës së parë me Kamzën, me çfarë nuk shkoi në të. U rikthyen disa ngjarje të mëparshme, por kemi pasur edhe një lloj lodhjeje fizike. U ndërpre ndeshja me Flamurtarin, luajtëm ditën e dytë dhe ka njëfarë stresi psikologjik. Ndeshjet janë afër dhe kanë specifikën e vet. Plus na duhen edhe fitoret dhe kemi presion sa i takon rezultateve. Ne trajnerët shohim gjërat që nuk shkojnë, pasi duam të riparohemi”.

PESË NDESHJE VENDIMTARE – “Nuk mund ta them këtë, kampionati ka dy faza. Shpresoj t’i fitoj të gjithë ndeshjet. Ka edhe ndeshje që humbim, apo barazojmë. Nëse fitojmë nesër, gjërat ndryshojnë. Na presin ndeshje të forta, nuk diskutohet. Duhet të punojmë shumë për menaxhimin e rezultateve dhe lojës. E them këtë pasi kemi shënuar shpesh herë të parët, por nuk kemi ditur ta menaxhojmë. Tani ka ndryshuar diçka në këtë aspekt. Tani mund t’i shohim gjëra disi më ndryshe”.

OBJEKTIVI – “Tirana luan në dy frontet. Kemi luajtur ndeshjen e parë të fazës së tretë, matematikisht nuk ka ndryshuar gjë. Na duhet vazhdimësi dhe t’i marrim ndeshjet hap pas hapi. Duhet të rritemi si ekip, pasi është me rëndësi të fitojmë dhe të kemi një objektiv tjetër: që është ngjitja sipër, apo largimi nga zona e ftohtë”.

MERKATO – “Lojtarët që vijnë në ekip duhet të bëjnë diferencën. S’e kemi pasur këtë fat, që të na vijë një lojtar që bën diferencën. Kam dëgjuar për një ekip që ka marrë një lojtar që nuk luan prej një viti. Unë nuk mund ta marr, nuk më shkon. Kjo edhe për pikët që kemi. Secili ekip ka objektivat e veta, katërshja e parë lufton për titullin. Gjithsesi kjo nuk të bën të marrësh lojtarë në emergjencë. Unë nuk i marr po nuk isha i bindur. Janari ta sjell këtë lloj kushti, që t’i të mos bindesh. Një lojtar që ka qenë i Partizanit (Mensah), nuk është se kemi negociuar ne klub me klub, por vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Unë e pëlqeva dhe mendova të negocioj me futbollistin. Është e mbyllur? Them se po”.

“Deri tani që isha me presidentin dhe me shefin e klubit, do shikojmë në vazhdim. Nuk them dot gjë. Ju kam thënë se do ju them, e ka shkruar edhe media. Do ju njoftojmë për lojtarët e tjerë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online