Zhordi Alba tremb tifozët e Barçës: Ky është lajm fals!

0

Lajmi i përhapur që Zhordi Alba ka rinovuar kontratën me Barcelonën nuk është i vërtetë. Të paktën kështu shprehet mbrojtësi i majtë, të cilit i përfundon kontrata me Barcelonën në verën e vitit 2020.

Presidenti Bartomeu u shpreh gjatë këtyre ditëve se Albën e priste një rinovim deri në vitin 2024, por lojtari mohon akordin. Në një prononcim për “Mundo Deportivo”, 29-vjeçari rrëfen të vërtetën dhe habitet se nga ka dalë ky lajm.

Është i rremë lajmi që unë kam rinovuar me Barcelonën. Nuk e di nga ka dalë ky lajm. Njerëzit duhet të më besojnë në këtë që po them. Kur të arrij akordin, të gjithë do e marrin vesh”, përfundon Zhordi Alba.

Dëshira e të dy palëve është gjetja e marrëveshjes së re, por ana financiare i mban akoma larg. Agjenti i mbrojtësit, Visente Fores kërkon një rrogë prej 9 milionë eurosh në sezon për lojtarin, por drejtuesit e Barçës i konsiderojnë të larta kërkesat e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.