Kruja buzëqesh, Disiplina përforcon Shënkollin

0

Në mesditën e sotme Komisioni i Disiplinës në FSHF nuk është treguar indiferent edhe ndaj kërkesave për falje dënimi. Kështu ka ndodhur me futbollistët e Shënkollit, Rinev dhe Ruben Danaj, të cilëve u është falur dënimi me 8 ndeshje dhënë për ta pas ndeshjes së fazës së parë me Vorën, me 24 nëntor 2018.

Në atë ndeshje futbollistet e Shënkollit u përfshinë në një sherr kundër lojtarëve vorake dhe arbitrit fierak Elton Hazizi. Por dënimi nuk është hequr për presidentin e Shënkollit Artan Djala, i cili me 16 nëntor 2018 është dënuar me 12 muaj të mos hyjë në stadium.

Kështu, Djala do të vazhdoje ta ndjekë skuadrën vetëm jashtë fushe, por me këto dy falje skuadra e Shënkollit përforcohet seriozisht, sidomos për “derbin” e javës së 15-të me Besëlidhjen me 2 shkurt 2019.

Në vendimet e sotme Disiplina e FSHF-së ka dhënë masë disiplinore për Egnatian me 4 (katër) ndeshje në fushë asnjanëse, por edhe për Vllazninë, që paralajmërohet për mos përmbushje të detyrimeve në ndeshje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.