Memushaj e Dermaku ndahen me nga një pikë, sa pak minuta për Gurin

Kastriot Dermaku dhe Ledian Memushaj kanë qenë kundërshtarë për 90-minuta në përballjen midis Kozencës dhe Peskarës, ndeshje kjo në kuadër të javës së  dhjetë të Serie B. Takimi ka përfunduar me shifra të barabarta 1 – 1, rezultat ky që e mban Peskarën e Memushajt në krye të tabelës me 19 pikë.

Vazhdon momenti “jo” i Sindrit Gurit në kampionatin belg. Në transfertën përballë kampionëve në fuqi të Klub Bryzh, sulmuesi shkodran u aktivizua për vetëm 12 minuta për Ostenden në ndeshjen që përfundoi me humbjen e thellë 4 – 0 të skuadrës së tij.

Një tjetër sulmues i kombëtares shqiptare që po kalon një moment të keq është Xhakomo Vrioni, i cili fitoren e Venecias në transfertë ndaj Kremonezes. Aktivizimi i fundit i 20-vjeçarit në Serie B, daton më 22 shtator.

Kamer Qaka luajti për 90-minuta në ndeshjen e  fazës së 1/8 të Kupës së Rumanisë. Skuadra e Qakës, Poli Iashi u eliminua nga Vitoruli, në një takim ku gjithçka u vendos nga goditjet e 11-metërshave. Mesfushori shqiptar u tregua i saktë në penalltinë e tij, por nuk pati të njëjtën saktësi një prej kolegëve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online