Memelli: Humbëm nga një gol aksidental, ja çfarë më shqetëson më shumë 

Trajneri i Laçit, Migen Memelli, ka folur për mikrofonin e emisionit “Gol pas Goli” në “Supersport”, pak minuta pas përfundimit të ndeshjes ndaj Flamurtarit, ku kurbinasit u mundën me rezultatin 1 – 0. Sipas teknikut të bardhezinjve, skuadrën e penalizuan së tepërmi shpërdorimet e shumta para portës vlonjate.

“Nuk i mungon asgjë skuadrës, rëndësia e ndeshjes sot ka qenë le të themi e madhe. Kishim para një ekip si Flamurtari, me lojtarë të mirë. u munduam të jemi të kujdesshëm në fillim. Teknikisht kishim një kundërshtar që është mirë dhe bën mirë në finalizimin. U munduam që të ishim në ekuilibër, por presuam një gol aksidental. Një devijim përfundoi në rrjetë. Vijuam të ishim të kujdesshëm, ndërsa më pjesën e dytë krijuam raste dhe kur them raste flas për fazën sulmuese. Në fazën mbrojtëse bëmë shumë mirë, por në sulm ishim paksa të vakët. Më vjen pak keq për mënyrën se si nuk përqendrohemi para portës, por ky është futbolli”.

NJERIU GOL? – “Të gjitha skuadrat e kanë një shënues. T’ua largojmë sulmuesve këtë pjesë. Shansin e krijon e gjithë skuadra. Lojtarët duhet të jenë më të përqendruar para portës dhe ne do të punojmë që të përmirësohemi.

“Kishim ardhur për të marrë maksimumin. Trysnia është e madhe kur kërkon rezultatin dhe ekipi bie në presion, sulmuesit bien në presion. ky është futbolli, kur nuk shënon e pëson”.

“Duke parë shtatlartësinë e sulmuesve të Flamurtarit e s’postuam Gjonin para mbrojtësit. Ai ka bërë mirë, por ka luajtur dhe më parë aty. Ai fol mund të evitohej nëse Sefgjini do të bënte më shumë presion. Duhej ta markonte në atë moment Alveshit, ai doli me vonesë dhe devijimi i topit na penalizoi. Dua t’i largoj lojtarët nga përgjegjësia. Ajo që më shqetëson më tepër është finalizimi, pasi i kishim mundësitë dhe nuk i finalizuam”.

“40 minutat e para ishin për Flamurtarin, luante në fushën e tij, ka lojtarë me kualitet dhe donim të ishim në ekuilibër. Me kalimin e minutave e dija se do i kishim shanset tona. Ai gol ishte aksidental. Mënyra se si erdhi loja edhe mund të fitonim, por barazimi do ishte rezultati më i drejtë”.

“Ndeshja nuk i ngjan ndeshjes. Në fushën e Flamurtarit kanë humbur ekipe si Partizani e Kukësi. U munduam që të jemi të kujdesshëm dhe të merrnim më të mirën. Ky është futbolli dhe i humbet edhe ndeshjet si këto.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online