Fitorja, mungesat dhe financat, Daja i prek të gjitha

0

Trajneri Ilir Daja foli pas ndeshjes me Laçin,  në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, ku tha se me një skuadër më të plotë, ekipi do të evitojë paraqitjen si në minuta e fundit. Numri një i stolit të kuqezinjve foli edhe për çështjen financave.

“E nisëm me një 17-vjeçar që e përgëzoj për lojën që bëri. Kemi Kalen edhe Alveshin jo në kondicionin e duhur. Alvesh vinte pas dëmtimit. Kale dihet që nuk e shtyn dot një ndeshje të plotë. Kishim shumë mungesa. Ndryshimet ishin të sforcuara, pasi nuk ishin në rolet natyrale. Do shfrytëzojmë ato energji që kemi këto dy javë. Me një fazë përgatitore duke ditur pikat e forta dhe jo të forta, them se do të kemi më shumë mundësi për të mos e përsëritur këtë 10-minutëshin e fundit. Kishim mundësi për të shënuar dhe golin e dytë”.

“Ne nuk kemi luajtur asnjëherë me një kontingjent të plotë. Në çdo ndeshje kemi ndryshuar formacionin, për arsyet që thash më sipër.”.

“Bëmë dy ndryshime të detyruara dhe më pas vuajtëm. Ne nuk bëmë ndryshime në rolet natyrale, pasi ishin lëvizje të detyruara”.

Sulm super? – I referoheni lojtarëve me cilësi individuale si Kale, Alvesh dhe Torasa. Kanë pasur minutazh të reduktuar dhe jo në gjendjen e tyre më të mirë. kanë pasur shumë dëmtime nëse nuk do kishim pasur këto probleme do të thosha se kemi një sulm të frikshëm. Torasa sakrifikoi ndaj Kastriotit dhe bëri që të mos ishte sot”.

MERKATO E JANARIT – “Përderisa thonë ekipet sipër nesh që kanë nevojë për përforcime edhe ne kemi përforcime. Na duhet cilësi jo sa për numër. Në merkaton e janarit flitet shumë, por pak janë ato lojtarë që mund të quhen goditje”.

“Do doja që ta kisha kontingjentin e plotë, pasi do të rriste rivalitetin dhe do prodhonin një tjetër performancë në fushë. Nuk mund të them për pozicionet ku do ndërhymë pasi do të më mërzitën lojtarët këto dy javë dhe nuk mund të flas për pozicionet ku duhet të ndërhymë”.

FINANCAT ? – Nuk kam qenë i informuar , pasi trajneri duhet të rrijë larg anës financiare. Nëse pagesat do të jepen në kohën e duhur edhe lojtarët do motivoheshin më shumë. Asnjëherë Flamurtari nuk ka ngelur pa shlyer pagesa”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.