Alvesh: Dua Europën me Flamurtarin, do ishte mirë të vinte dhe një sulmues

Danilo Alvesh ishte autori i një goli mjaft të bukur, ndonëse i ndihmuar dhe nga një devijim i vogël. Pas ndeshjes, braziliani foli “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli” ku tregoi se dëshira e tij është që të luajë me vlonjatët në arenën ndërkombëtare.

“Jam shumë i lumtur që rikthehem pas një muaji dhe arrij të shënoj, duke i dhënë një fitore të rëndësishme skuadrës time”.

“E ndjej që jam më mirë, si për skuadrën dhe për veten. Uroj që të shënoj dhe në vazhdim, pasi do të ishte diçka pozitive për mua. Do ishte dygolëshi i parë me Flamurtarin, nëse do të kisha qenë me fat kur godita traversën. Doja ta shënoja dhe golin e dytë, por jam i lumtur që i dhashë skuadrës fitoren”.

“Një tjetër sulmues në janar? Nuk shqetësohem. Do të ishte diçka e mirë, pasi shtohet konkurrenca por i jep mundësi skuadrës që të shënojmë gola dhe të shkojmë më lart. Ne duam të shkojmë në Europa League. Kam 3 vite këtu dhe nuk kam mundur që të luaj në arenën ndërkombëtare”.

“Trajneri më kërkoi që të jem më afër portës. Është mënyrë loje më sulmuese dhe për këtë ka meritë trajneri”.

“Me Bushiç flas në anglisht. Me shqiptarët flas pak shqip, ndërsa me Torasën merrem vesh në gjuhën tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online