Mema: Sakrifikuam me lojtarë të dëmtuar, kjo pikë na kënaq

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema pranoi pas ndeshjes kundër Teutës se kjo pikë është një rezultat pozitiv për skuadrën e tij, pasi shumica e lojtarëve sakrifikuan dhe luajtën të dëmtuar. Gjithashtu, Mema pranoi se skuadra e tij është në rritje dhe për “Supersport”, tha:

PËRQENDRIMI – “Ishte fillim i lojës dhe janë momente që ndodhin. Sulmuesi bëri një lëvizje prerëse ose në thellësi dhe u ndëshkuam. Të them të drejtën që nga minuta e parë dhe deri në fund u them që të jenë të përqendruar. Jam i kënaqur se ekipi reagoi dhe luajti mirë, duke gjetur dhe golin. kjo më rrit besimin”.

PROBLEMET – “Kemi riparuar disa gjëra dhe them se ekipi ka pasur më shumë në ekuilibër. Nuk ka pësuar shumë dhe ka shënuar. Sot kemi pasur probleme, pasi në lojë kishim elementë të dëmtuar dhe nuk mund t’i ndryshoja. Në një moment u kënaqa dhe me barazim, të jem i sinqertë”.

SKEMA – “në pjesën e parë, përveç momentit kur u ndëshkuam, kundërshtari nuk na rrezikoi. Shfrytëzuam edhe gjerësinë në fushim kryesisht me mbrojtësit e krahëve, duke shtyrë para. Në pjesën e dytë më ra ekipi edhe për efekt lodhje, pasi ka pasur mjaft ngarkesë në këto 10 ditë. Kemi pasur ndeshje të forta dhe lodhja bën të vetën. Kjo ka qenë arsyeja pse ra disi ekipi. I kam folur gjatë gjithë kohës qendrës që të ngjitej më lart, pasi ekipi do të ishte më në ekuilibër dhe do të bënte presion për kundërshtarin, pasi Teuta vinte me lojtarët nga lart poshtë. Kjo nuk u lexua mirë nga lojtarët e mi.

MUÇI – “Daja mbajti mjaft peshë në ekip dhe ka qenë një nga lojtarët kryesor që bënte presion. Mosha e Muçit na vë në dyshim për ta futur me shpejt. Më parë ka luajtur edhe më shumë në ndeshjet e shkuara”.

GOXHA – “Unë e mendoj në qendër. Por anësorët kanë pasur muskujt me probleme. E futa për emergjencë si mbrojtës i majtë. Do të jetë alternativë edhe në qendër. Mund të fitojë edhe vendin e titullarit”.

KOBINA – “Nuk dha asgjë për të ndihmuar ekipi. Shpresoja më tepër, pasi ka kualitet, Duhet parë ana fizike e tij. Nuk mendoj se për 30 minutësh nuk mund të vrapojë sa pjesa tjetër.

IMAMI – “Imami po stërvitet për pozicionin që e keni parë, po bën shumë mirë dhe them se do të jetë i qartë me veten e tij për atë pozicion i ri që nuk është pozicioni i tij. Po më pëlqen që ta vendos qendër e majtë dhe jam i kënaqur me të”.

MUNGESAT – “Një ekip që ka 3 mungesa, me Turtullin, Kërçikun dhe Hasani. Por kur ke k3 mungesa është disi e vështirë dhe ekipi i humbet ekuilibrat. Nuk ka të bëjë me merkaton> nuk mund të marr lojtarë anonim. Nuk marr lojtarë që nuk bëjnë diferencën nga grupi aktual.

MENSAH – “Kam kërkuar Mensah, pasi donte të ikte nga Partizani. Direkt e shfaqa dëshirën për të, por nuk u arrit akordi mes tij dhe klubit përkatës. Janë bërë edhe të tjera veprim,e kemi parë në Kosovë dhe në Suedi. Nuk është lënë mënjanë pjesa e merkatos. Them se do të kalojmë edhe me këto lojtarë”.

TEUTA – “Teuta është ekip i fortë, me ekuilibër. Edhe barazimi sot them se ishte i drejtë. Nuk është gjë e thjeshtë të dalësh barazim me Teutën. Ekipi arriti një rezultat pozitiv edhe pse me mungesa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online