Mema: Hoxhallari dhe Kobina na prishin punë, Sentamu ka probleme

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema u shpreh shumë i kënaqur me lojën dhe rezultatin që arritën djemtë e tij në takimin miqësor përballë besës. Kreu i pankinës së bardhebluve foli pas kësaj sfide për gazetarët e pranishëm në stadium, ku u shpreh:

Ndeshja – “Ndeshja sotme nuk ka qenë pozitive pavarësisht se mbaroi me atë rezultat. Pjesën e parë kemi pasur probleme dhe të them të drejtën në pjesën e dytë kam qenë i kënaqur, madje e shijova me përjashtim të një rasti që pësuam dhe gol. Lojtarët kishin ekuilibër dhe pati shumë kombinacione dhe nuk ishte si pjesa e parë që humbëm shumë topa. Do të shohim sepse kjo është fazë përgatitore dhe lojtarët kanë halucinacionet e veta dhe lodhja ka ndikuar jo pak”.

“Ndonjëherë futbolli është shumë i thjeshtë dhe duhet të dish të lexosh situatat dhe të kesh informacion paraprak. Gjithsesi, ndonjëherë e thjeshta është më e vështirë nga ajo që duket. Patëm shumë gabime në pasime dhe kjo e detyron ekipin të bëjë më shumë metra”.

Muçi – “Muçi nuk është lënë në hije dhe ka bërë stërvitje goxha të mirë. Unë jam shumë i kënaqur, pasi shënoi dhe ndaj Korçës. Ka një të ardhme shumë të mirë, por shumë shpejt do të jetë dhe pjesë e lojës”.

Hoxhallari dhe Kobina – “Kam dëgjuar diçka, por nuk besoj të jetë i vërtetë. Ekipi ka nevojë për futbollistë dhe po shohim përveç këtyre që kemi. Kobina ka ardhur me vonesë dhe kjo ka qenë arsyeja që nuk ka qenë pjesë e lojës, por që po stërvitet aktualisht dhe do të ketë minuta ndaj Vlorës, por që do të jetë pjesë e seancave më shumë se ndeshjes”.

“Klubi ka politikat e tij dhe nuk mund të hyj te ajo pjesë, pasi jam trajneri. Në rast se ndodh që Hoxhallari dhe Kobina largohen, do të na prishnin goxha punë pasi janë shumë të rëndësishëm”.

Sentamu – “Sentamu ka pasur një problem me pasaportën, pasi me 4-5 janar duhet të ishte në Tiranë. Është një çështje për t’u parë, sepse nuk është diçka që mund të anashkalohet. Një lojtar duhet të jetë profesionist jashtë fushe, më pas në fushë. Duhet të ketë një farë korrektësie. Gjithsesi, na ka lajmëruara që ka probleme me pasaportën dhe realisht nuk e di kur do të kthehet. Na ka prishur punë, pasi ndeshjet e tij të fundit kanë qenë shumë të mira”.

Merkato – “Po presim dy futbollistë që nuk mund të jap informacion tani, pasi akoma nuk janë konfirmuar. Në ditët në vazhdim do të njiheni me lojtarët, nëse ndodh”.

Synimet – “Objektivi e kam thënë gjithmonë që është largimi nga zona e ftohtë dhe të shohim si do veprojmë në të ardhmen”,- u shpreh trajneri Mema.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online