Magani: Refuzova Superioren për Besën, kemi më potencial se Bylisi

Trajneri i Besës, Gugash Magani foli për gazetarët e pranishëm në stadium pas ndeshjes miqësore përballë Tiranës. Numri një i skuadrës kavajase pranoi se kjo ishte vetëm një miqësore dhe rezultati nuk kishte shumë rëndësi. Mes të tjerash, Magani tha:

Takimi – “Në fakt, e nisëm ndeshjen jo keq, këtu i referohem faktit që nuk kemi dëmtime, pasi dhe skuadra është pak e lodhur duke parë ngarkesën që kemi marrë këtë 10 ditë. Kryesoja është të mos kemi dëmtime dhe të punojmë që filozofinë që kemi si klub, të bëjmë më të mirën për objektivin që kemi, Superiore.

“Këtë ndeshje e nisëm me 80 % të skuadrës së parë. Lojtarët plotësuan shumicën e detyrave që unë i kërkova. Është miqësore dhe rezultati nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme ishte që është një u zhvillua një ndeshje Fairplay.”

Rikthimi si “ish” – “Kujtimet janë të paharruara, sepse unë vij si ish-trajneri i Tiranës, skuadër të cilën kam pasur për nder ta drejtoja për gati dy vite, me gëzime dhe zhgënjime, por kështu e ka futbollit. Gjithsesi, unë i përkas Besës dhe doja ta fitoja këtë takim, që të tregohem i sinqertë.

Superiore – “Unë mendoj se janë dy skuadra për tu ngjitur në Superiore, por përfshij edhe Egnatian dhe Orikumin, pasi ka shumë ndeshje dhe përgjysmohen pikët. Besoj se janë 3-4 skuadra për të luftuar deri në fund. Besa e ka potencialin për në Superiore, pasi kemi potencial më shumë se Bylisi. Se çfarë do të shpalosi Besa, kjo i ngelet koha.

Merkato – “Besoj se përqindja më e madhe e lojtarëve kanë ardhur, por nëse vjen një sulmues, do e prisnim me kënaqësi.

Vendimi – “Atëherë, unë e thashë dhe më përpara që mua më pëlqejnë sfidat, pasi nuk është hera e parë që drejtoj  Besën. Isha pushim dhe ftesën që më bëri presidenti i Besës e pranova me kënaqësi, nuk e shikoj fare si ulje “grade gjenerali” fakti që drejtoj Besën në Kategorinë e Parë. Kam pasur oferta dhe nga Superiorja, por zgjodha Besën”,- përfundoi Magani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online