Mema: Hasani meritonte trofeun, Flamurtari na hapi punë

0

Ardian Mema ishte çliruar pas fitores së Tiranës. Trajneri i bardhebluve, në emisionin “gol pas Goli në Supersport analizoi sfidën me vlonjatët dhe ecurinë e skuadrës së tij. Në fokus edhe finalja e Kupës së Shqipërisë me Kukësin.

“Pjesa e parë pati ngarkesë të madhe. Goli na liroi dhe skuadra u shpreh. Flamurtari në vuri në vështirësi, sidomos në 45’ minutat e para. Goli na çliroi nga ana psikologjike. Kemi kaluar shumë stres këto kohë. I falënderoj çunat, tani në fund bënë ndeshje të mira. Shpresoj që në Kupë të jemi më të qetë dhe të shprehemi si duhet. Normalisht shpresojmë të fitojmë edhe Kupën”.

“Golat më pëlqyen nga ndeshja, i shijova sepse ishin të bukur. Doja të dilte Edoni golashënues, e ka merituar. Ai luan sulmues i dytë dhe mesfushor. Për kontributin e dhënë mendoj se meritonte Këpucën e Artë”.

“Kur ka stres është e vështirë të përgatitësh ndeshjen. Duhet vetëm t’i qetësosh, është e vështirë të merresh me manovra. Jam i kënaqur me mënyrën si e mbyllëm kampionatin. Me Kukësin do jetë më e lehtë për të përgatitur ndeshjen. Do bëjmë maksimumin për ta fituar”.

“Grinta e shfaqur me vonesë? Çdo gjë do kohën e vet. Tirana ka ardhur në rritje, pavarësisht luhatjeve. Tirana ka pasur gjithmonë karakter sportiv. Ju e dini si pësonte gola Tirana. Kishte raste na kthenin në një ndeshje. Duhet kohë për të arritur rezultate dhe këtë mënyrë loje që ka ardhur duke u rritur. Të vërtetat janë gjërat e dukshme, nuk duhen disa standarde. Do flas shumë shpejt”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.