Mediat e çojnë te Interi, Hysaj po pret ende Sarrin

Elseid Hysaj ka kaluar tre vite shumë të mira në Napoli, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të mbrojtjes. Me eksperiencën e mirë me të kaltrit mund të themi se renditet si një nga më të mirët e pozicionit të tij në Serie A. Megjithatë, Ançeloti kërkon një lojtar të një profili tjetër. Ai kërkon një lojtar me aftësi teknike dhe iniciativë sulmuese më të mirë se Hysaj.
Shkodrani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të largohet. Ofertat drejt tij nuk mungojnë. Atletiko e Madridit bëri një ofertë për 25-vjeçarin, që u refuzua. Ndërkohë Interi i dëshiron shërbimet e tij dhe ka filluar të lëvizë. “Corriere del Mezzogiorno” raporton se Elseidi dhe menaxheri i tij po mendojnë diçka tjetër.

Sipas kësaj gazete, ai po pret lëvizjen e Sarrit në Torino për të kërkuar më pas largimin zyrtar nga Napoli. Trajneri italian e pëlqen shumë shkodranin. Zhoao Kanselo pritet të largohet drejt një skuadre tjetër dhe Hysaj do të ishte një kandidat potencial për zëvendësimin e tij. Juventusi do të siguronte krahun e djathtë pa shumë shpenzime. Napoli kërkon rreth 30 milionë për yllin e kombëtares sonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online