Më në fund vendos, ja ku do të luajë Rabio sezonin e ardhshëm

Adrien Rabio ka qenë emri më i përfolur gjatë merkatos së janarit, por jo vetëm, pasi mesfushori i PSG-së deklaroi publikisht se nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në fund të sezonit. Shumë ekipe nxituan që të arrinin te firma e tij dhe negociatat kanë qenë të shumta gjatë muajve të fundit.

Pas shumë thashethemeve, duket se më në fund gjithçka ka marrë fund. 23-vjeçari ka vendosur për të ardhmen e tij dhe sipas “Canal+”, Rabio do të luajë për Realin e Madridit. Barcelona ishte shumë pranë firmës me mesfushorin francez, por ardhja e Zidan në krye të Realit ka bërë që të ndërrojë mendje.

Rabio nuk luan që nga muaji dhjetor për kampionët e Francës dhe gjendja e tij fizike nuk është aspak optimale, por drejtuesit e Realit i kanë besuar dhe me një fazë parapërgatitore të mirë, Rabio do të jetë një vlerë e shtuar e “Los Blancos” për edicionin pasardhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online