Objektivat Zaniolo e Kieza, Juventusi e ka asin nën mëngë

Nikolo Zaniolo e Federiko Kieza janë dy ndër “xhevahirët” më të kërkuar në Itali dhe as Juventusi nuk mund të mungonte në listë. Bardhezinjtë e ndjekin prej kohësh anësorin e Fiorentinës, por së fundmi është raportuar dhe një interes i madh për mesfushorin e Romës.

Drejtuesit nga Torino kanë nisur nga puna për të arritur të paktën një nga emrat e sipërpërmendur dhe duket se ka një avantazh të madh në krahasim me ekipet e tjera. Bëhet fjala për Rikardo Orsolinin.

Ndoshta, disa prej jush nuk e njohin, pasi është një nga talentet e dalë nga akademia e bardhezinjve, që ka kaluar te Bolonja. Këta të fundit kanë detyrim blerje për 15 milionë euro, ndërkohë “Zonja e vjetër”, mund të aktivizoje riblerjen për 7 milionë më shumë.

Rikardo Orsolini

Lojtari pëlqehet shumë si nga Roma, po ashtu dhe nga Fiorentina dhe mund të jetë pjesë e marrëveshjes. Kështu, Juventusi mund të bëjë një tjetër goditje ndaj rivalëve të saj në Serie A, këtë herë jashtë fushës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online