Mbrojtje për Halloween, por Milanin e shpëton “Ibranjoli”

Është një Milan i çmendur, të paktën tifozët mund të ngushëllohen me faktin se tashmë kuqezinjtë dhurojnë emocione pa fund. E keqja është se emocionet shpesh janë nga ato që të rrezikojnë zemrën, duke parë mënyrën si mbron skuadra e Gatuzos.

Sot Milani fitoi 2-1 sfidën 3 rpapamebtur kundër Xhenoas, me një mrekulli nga Romanjoli në shtesë, pasi mbrojtësi shpiku një gol nga ata që zakonisht i bën Zllatan Ibrahimoviç, si në një sfidë Angli-Suedi.

Nostalgjia mënjanë, Milani aktual do ishte për titull po të kishte mbrojtje.

Suso shënoi që në fillim një gol fantastik, i katërti sezonal, duke treguar se është në formë të mrekullueshme, por çfarë ndërtoi spanjolli si zakonisht e prishi mbrojtja.

Në pjesën e dytë një gafë kolosale e Milanit në prapavijë prodhoi barazimin, me Romanjoli që devijoi në portën e vet një kros nga Kuame.

https://twitter.com/Destaquito2/status/1057735609639469056

Më pas shumë rrëmujë, raste të humbura, dy portierët fenomenalë dhe… minutat shtesë! Kros i dëshpëruar, portieri i Xhenoas largoi keq dhe Romanjoli me kthesë fantastike gjeti golin e festës dhe vendit të katërt. Gëzuar Halloween!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *