Mbështetje kapitenësh, Panuçi gjithnjë e më afër Romës

Kristian Panuçi vazhdon të mbetet një nga emrat kryesorë për stolin e Romës. Eusebio Di Françeskos i duhen dy fitore në ndeshjet kundër Sasuolos në shtëpi dhe Parmës në transfertë, në mënyrë që aventura e tij në stolin verdhekuq të vazhdojë akoma.

Nëse ekipi nuk reagon, trajneri largohet dhe Roma duhet të gjejë pasardhësin. Paulo Souza mbetet favoriti kryesor, ndërsa shanset e Montelës janë ulur, pasi nuk preferohet nga Monçi, drejtori sportiv i klubit.

Kandidat i fortë mbetet dhe trajneri i kombëtares shqiptare dhe kuotat e tij janë rritur. Siç raportojnë mediat e vendit fqinj, Panuçi ka mbështetjen e dy emrave të mëdhenj të ekipit kryeqytetas. Françesko Toti dhe Daniele De Rosi po insistojnë në afrimin e trajnerit kuqezi në stolin e ekipit italian.

Ish-kapiteni legjendar dhe kapiteni aktual kanë luajtur bashkë me Panuçin te Roma, i cili u aktivizua për 8 sezone në kryeqytet, dhe ata preferojnë 45-vjeçarin në stol, nëse Di Françesko shkarkohet nga drejtuesit e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online