Mavraj drejt ndarjes nga Ingolshtadi, ja destinacioni i ri

Mërgim Mavraj u afrua tek Ingolshtad gjatë merkatos së janarit si një ndër përforcimet e shumta që klubi bavarez kreu për të siguruar qëndrimin në Bundesligën e dytë. Fatkeqësisht objektivi nuk u arrit pasi Ingolshtad u eliminua në ndeshjen “Play-Out”.

Kontrata e Mavrajt me Ingolshtadin zgjat deri në fund në qershor të 2020-ës, por rënia ne divizionin e tretë e bën thuajse të pamundur që bashkëpunimi midis palëve të vazhdojë.

Futbollisti është i interesuar të vazhdojë të luajë në Bundelisga.2, ndërsa klubi ka si qëllim të reduktojë shpenzimet për t’u bërë gati për sezonin e ri. Sipas medies gjermane “liga-zwei.de”, interes për Mavraj ka shfaqur Grojter Fyrt.

Kapiteni i kombëtares sonë e njeh mirë këtë klub, pasi ka qenë pjesë e Grojter Fyrt për tri sezone. Fyrt ka pësuar largime të shumta në repartit e mbrojtes dhe Mavraj shihet si një lojtar që mund ta ndihmojë skuadrën në arritjen e mbijetesës në Bundesliga.2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *