“Kam në krah dy menaxherë të jashtëzakonshëm, Maldini pika e referimit”

0

Ivan Gazidis është ndër personat më të lumtur për afrimet e fundit te Milanit. Administratori i deleguar i kuqezinjve ka komentuar detyrën e re të Paolo Maldinit dhe rikthimin e Zvonimir Boban.

Nuk mungojnë elozhet për dyshen e njohur. Gazidis e di mirë se ata të tre i pret një rrugëtim i gjatë dhe i lodhshëm, por me dy persona si Maldini dhe Boban në krah, gjithçka bëhet më e thjeshtë dhe suksesi nuk do të mungojë

Paolo përfaqëson kualitet dhe vlera, që janë baza e Milanit. Jam i lumtur që do ta kemi në drejtim të pjesës tonë sportive. Së bashku do të synojmë ndërtimin e një klubi modern, i formuar nga profesionistë të nivelit të lartë. Do të jetë një rrugëtim që do ta përshkojmë së bashku, për një projekt impenjativ, por bindës. Jam i sigurt që Paolo do transmetojë eksperiencën e madhe, vizionin e tij dhe lidershipin që e karakterizon. Paolo është pjesë integrale e Milanit dhe e di rrugën që duhet ndjekur për të mbërritur te suksesi. Do të jetë një pikë referimi për të gjithë.”

“Jam shumë i emocionuar për t’i uruar mirëseardhjen Bobanit në shtëpinë e tij, në Milanin tonë. Për karakteristikat që e ka, eksperiencën dhe aftësitë që zotëron, jam i sigurt që do të kontribuojë për rritjen e sektorit tonë sportiv dhe do të garantojë një vlerë të shtuar në marrëdhëniet e klubit tonë me institucionet kryesore të futbollit. Kam në krah dy menaxherë më kualitet dhe kompetenca të padiskutueshme, të aftë për të përçuar vizionin tonë dhe për të bërë zgjedhjet më të përshtatshme për ndërtimin e një Milani, gjithnjë e më tepër konkurrues, gjithnjë e më tepër të suksesshëm“, përfundon afrikano-jugori.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.